SHIRKU I VOGËL DHE LLOJET E TIJ

AKIDE

1) Ç’është shirku i vogël?
Shirku i vogël është kryerja e diçkaje prej islamit jo për hatër të Allahut. Allahu thotë:
“E kush shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë e në adhurimin e Zotit të tij mos të përziej askënd.” (El-Kehf, 110)
I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Ajo që më frikë son më shumë për ju është shirku i vogël, që është hipokrizia (syefaqësia).” (Transmeton Ahmedi. Hadithi është sahih)

Në shirkun e vogël hyjnë edhe shprehjet “po të mos ishte Allahu dhe filani, do të vdisja”, “çfarë do Allahu dhe ti”, “po të mos ishte qeni, vijnë vjedhësit”, etj. sepse Muhamedi alejhi selam thotë: “Mos thoni, ‘çfarë do Allahu dhe filani’, por thoni, ‘cfarë do Allahu pastaj filani.” (Transmeton Ahmedi. Hadithi është sahih)

2) A lejohet betimi në emër të krijesave?
Jo, nuk lejohet betimi në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Allahu thotë:
“Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringja llemi.” (Et-Tegabun, 7)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ai ka bërë shirk.” (Transmeton Ahmedi. Hadithi është i vërtetë)

“Kush do që të betohet, le të betohet në emër të Allahut ose le të hesht.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Betimi në emër të pejgamberëve apo evliave është shirk i madh në rast se ai që betohet beson se nëse betohet rrej shëm në pejgamberë apo evliatë, këta të fundit do të hakme rren.
3) A lejohet vendosja e diçkaje në trup apo diku tjetër me qëllim shërimi apo mbrojtje nga të këqijat?
Jo, kjo gjë nuk lejohet. Allahu thotë: “Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kushqë ta largojë atëj.” (El-En’am, 17)

Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush vë hajmali (nuska) ka bërë shirk.” (Transmeton Ahmedi. Hadithi është sahih)

( Marrur nga libri: Rruga e Msulimanit )