Shpërblehet me Xhenet ai i cili bën durim ndaj kësaj sprove..

LAJME

Vdekja e fëmijëve është një ndër sprovat më të mëdha me të cilat goditet njeriu në këtë botë, për këtë edhe shpërblimi për durimin ndaj kësaj sprove është shumë i madh te Allahu i Lartësuar. Transmeton Xhabir ibën Abdullahu se Pejgamberi sal-lAllah alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse dikush i ka pasur tre fëmijë të cilët i kanë vdekur të rinj dhe këta i lë në Dorë të Allahut (bën durim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut), do të hyjë në Xhenet.” Ne thamë: “O Pejgamber i Allahut! E nëse janë dy?” Ai (alejhi selam) tha: “Edhe dy”.

Muhamedi (transmetuesi) i ka thënë Xhabirit: “Pasha Allahun, mendoj se po t’i kishe thënë: “Po nëse e ke një? Do ta kishte dhënë të njëjtën përgjigje”, Xhabiri tha: “Pasha Allahun, dhe unë mendoj ashtu.” Buhariu në El edbu el Mufrad (Hadithi është i saktë)