Shumë pak jemi të dhënë pas diturisë, nëse ka mundësi një këshillë?!

PYETJE PERGJIGJE

Shumë pak jemi të dhënë pas diturisë, nëse ka mundësi një këshillë?!

S’ka dyshim se kërkimi i diturisë është njëra ndër porositë e para të Kur’anit, ngase fjala e parë e Allahut, fjala e parë që ka zbritur, ka thënë Allahu: Lexo me emrin e Allahut, i Cili të krijoi. Gjithashtu, kërkimi i diturisë është njëra ndër ibadetet madhështore, që Allahu azze ue xhel ia ka bashkangjitur dëshmisë së Tij së Tij, dëshminë e njerëzve të diturisë, që Allahu azze ue xhel ka thënë: Allahu dëshmon se është i vetmi me të drejtë që meriton adhurimin apo i Vetmi i adhuruar me të drejtë” – dhe kësaj dëshmie i bashkangjiten edhe njerëzit e diturisë.

Gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na i bëri me dije, se “Xheneti i Allahut është i rrethuar me vështirësi” të vetmit ata të cilët kanë mundësi ta arrijnë xhenetin e Allahut lehtë, janë dijetarët. Rruga më e lehtë për të arritur Xhenetin e Allahut, janë dijetarët, dhe për këtë dëshmon fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ku thotë: “Ai i cili merr një rrugë, që në atë rrugë ka dituri, Allahu azze ue xhel do t’ia lehtëson rrugën për në Xhenet”.

Për dijetarët lutet edhe milingona në vrimën e tij, për dijetarët kërkon falje edhe peshku në det, për dijetarët dhe kërkuesit e diturisë dhe melekët shtrijnë krahët e tyre që të ecin mbi to.
Prandaj vëlla i dashur dhe motër e nderuar, kur është për qëllim dituria, e veçanërisht ajo në Islam, është e obliguar për çdo besimtar, pasi pa të nuk ka mundësi ta adhuron Allahun. Duhet doemos që të kërkohet. A ka nder më të madh, se të ecësh mbi flatrat e melekëve?

Allahu azze ue xhel ka thënë në Kur’an: Allahu i ngrit besimtarët në pozita të larta në Xhenet, ndërsa dijetarët i dallon nga të gjithë, ngase i ngrit në pozita shumë më të larta se të tjerët.
Pra kjo është pozita që Allahu azze ue xhel porositi dhe Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të kërkon dituri dhe të lutet që Allahu t’ia shton diturinë.

Për atë Allahu azze ue xhel e zbriti fjalën e Tij në Kur’an dhe e porositi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që t’ia bën këtë lutje Allahut dhe t’i thotë: O Zoti im, më shto diturinë.
Neglizhenca e madhe mbi vullnetin e kërkimit të diturisë është një musibet dhe është një paralajmërim, që na ka paralajmëruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se nga shenjat e vogla të Kiametit është përhapja e injorancës dhe harrimi i diturisë.

Dituria vdes, me vdekjen e dijetarëve pastaj thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Nëse njerëzit nuk kërkojnë dituri, Allahu do t’i dërgon mbi kokat e tyre njerëzit e paditur, që ato pasi e kanë humbur veten e tyre, do ta humbin edhe popullin e tyre. Kërkimi i diturisë është nga ibadetet më madhështore në dinin tonë, që na porositi Allahu në Kur’an dhe na nxiti Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me hadithet e shumta të tij.