Si dhe kur bëhet sexhdeja e harresës? Përgjigje e detajizuar!

LAJME

Si dhe kur bëhet sexhdeja e harresës?

Sexhdeja e harresës janë dy sexhde që bëhen në fund të namazit dhe kjo bëhet në tre raste, ose për tre arsye: 1) për shkak lënie mangu të diçkaje në namaz, 2) për teprimin e diçkaje në namaz, 3) apo për dyshimin në namaz.

Të fillojmë nga e para, pra, nëse lihet diçka mangu në namaz, sexhdeja e harresës është një sexhde që e rregullon namazin, mirëpo ajo që lihet mangu është tre lloj: a) ose shtyllë në namaz, b) ose vaxhib i namazit, c) ose sunet i namazit.

Nëse lihet apo harrohet një shtyllë e namazit, lejohet që ta përsërit atë shtyllë të namazit, përderisa nuk ka kaluar në shtyllën tjetër. Për shembull, njeriu e bën një sexhde, ngritet nga sexhdeja e parë dhe harron ta bëj sexhden e dytë nëse i kujtohet duke qenë në atë gjendje, domethënë pa kaluar tek shtylla tjetër, supozojmë pa u ngritur në këmbë, atëherë ky njeri lejohet që të bëj sexhde edhe pse e vonon sexhden e dytë, dhe në fund ta rregullon me sexhden e harresës.

E nëse kalon në shtyllën e dytë, pra supozojmë se rekatin e dytë të namazit të tij e ka bërë me një sexhde, e këndon etehijjatin, ngritet në këmbë për të falur rekatin e tretë, e në këtë gjendje i kujtohet se në rekatin e dytë e ka bërë vetëm një sexhde, çka bën në këtë rast?

Në këtë rast e anulon të gjithë rekatin, pra pasi është në rekatin e tretë konsiderohet në të dytin. pasi rekati i dytë fshihet dhe anulohet për shkak lënies së një shtylle, e bën rekatin e dytë dhe prap ulet, ngritet dhe i fal edhe dy tjerë nëse është në namazin e Jacisë supozojmë dhe në fund e bën sexhden e harresës. Sexhdeja e harresës ia përmirëson këto gabime.

Nëse harron një vaxhib në namaz, supozojmë harron uljen e parë në namazin që i ka dy ulje pra në namazin e Jacisë, në uljen e parë harron të ulet, ngritet në rekatin e tretë e kur të ngritet në këmbë i kujtohet se nuk është ulur në uljen e parë, e ulja e parë është vaxhib. Në këtë rast çfarë duhet të bëj ky njeri? Si e përmirëson namazin e tij? E përmirëson me sexhden e harresës!

Pra i fal edhe dy rekatë dhe në fund bën sexhden e harresës dhe sexhdeja e harresës ia përmirëson. Pra ka lënë mangu diçka në uljen e parë, sexhdeja e harresës e përmirëson namazin e tij. Kjo është lënia e vaxhibit. Lënia e suneteve, kanë ndryshuar mendimi i dijetarëve se a duhet të bën sexhden e harresës apo jo. Edhe pse e kanë preferuar, në këtë rast nëse lihet një sunet prej suneteve të cilët janë në namaz, kanë thënë disa dijetarë që preferohet të bëhet sexhdeja e harresës edhe pse hadithi si hadith, që thotë se lënia e çdo suneti, duhet bërë sexhde të harresës, hadithi është i dobët.

Kjo sa i përket lënies mangu diçka në namaz.

Nëse tepron diçka në namaz, pra njeriu mendon se i ka falur 4 rekate, ndërsa faktikisht i ka falur 5, çka duhet të bëj? Nëse i kujtohet në fund të namazit të tij, se vërtet ky njeri i paska falur 5 rekate të atij namazi që përbëhet nga 4 rekate, në këtë rast bën sexhden e harresës dhe ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se sexhdeja e harresës e përmirëson dhe e rregullon namazin e tij.

Gjithashtu sexhdeja e harresës bëhet në rast dyshimi, pra njeriu dyshon se a i ka falur 3 apo 4 rekate, çka duhet të vepron në këtë rast? Kanë thënë se duhet të mendohet mirë në atë kohë të shkurtë që e ka, se cila është më parësore, nëse ia mer mendja se është në rekatin e katërt – vepron me të, nëse ia merr mendja se është në rekatin e tretë vepron me të, mirëpo nëse nuk mund të del me një rezultat, kanë thënë e merr më të voglën, pra e merr se i ka falur tre rekate, shembull nuk e di se a i ka falur tre apo katër, e mer numrin tre, e ban edhe një rekatë dhe në fund bën sexhde të harresës, kështu ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Sexhdeja e harresës (sehvi sexhdeja) thotë Pejgamberi i Allahut, nëse kanë qenë 4 rekate shejtani është ai i cili ka ardhur dhe njeriun e ka bërë që të harron në namaz, ngase thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur të thërret ezani shejtani ik, pastaj kthehet, kur të thërreth ikameti shejtani ik pastaj kthehet, derisa njeriu duke qenë në namaz vjen dhe ia kujton sendet e harruara dhe e bën që të harron në namaz.

Për këtë arsye sexhdeja e harresës është që e hidhëron shejtanin dhe e dëbon prej njeriut. Me dy sexhde të harresës e dëbon shejtanin, pra nëse i ka falur 5 rekate sexhdeja e harresës ia rregullon namazin e tij.

Si bëhet sexhdeja e harresës? Sexhdeja e harresës bëhet në fund të namazit, pra në uljen e fundit pasi t’i lexosh ettehijatin, salavatet duatë i bën e përfundon namazin, atëherë i bën dy sexhde dhe pas dy sexhdeve jep menjëherë selam. Në këtë mënyrë rregullohet dhe përfundon namazi.

Si dhe në çfarë forme bëhet sexhdeja e harresës? Për sexhden e harresës dijetarët kanë dhënë 9 mendime se si bëhet forma e sexhdes së harresës. Megjithatë unë do të përmend mendimin më të qëlluar edhe pse të dy format që do t’i përmendi janë të qëlluara dhe të lejuara. Pra lejohet që njeriu të bëj dy sexhde në fund të namazit të tij pa dhënë selam, pra pa dhënë selam i bën dy sexhde jep selam dhe përfundon ose jep selam në krahun e djathtë dhe bën dy sexhde të harresës dhe pastaj pasi të ulet pa lexuar etehijjatin jep selam.

Disa dijetarë kanë thënë se këto dy forma janë transmetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Forma e parë pa dhënë selam bëhet kur të lësh diçka mangu diçka në namaz. E nëse shton diçka në namaz, supozojmë se i ke falur 5 rekate, sexhdeja e harresës bëhet duke dhënë selam në krahun e djathtë dhe bën dy sexhde, e pastaj ngritesh dhe jep selam.

Sa është e vërtetë se pas dy sexhdeve të harresës është e preferuar që të lexohet etehijjati edhe njëherë, salavatet, lutjet? Ky është transmetim i dobët që transmetojnë dhe janë bazuar disa fukaha dhe kanë thënë se prap së dyti duhet të lexohet etehijjati, salavatet dhe lutjet, për këtë arsye veprohet me argumentet e sakta, që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vepruar, dhe ka ndodh me Pejgamberin e Allahut që Pejgamberi i Allahut namazin e drekës dhe ikindisë e ka falur vetëm dy rekate, ka dalur prej namazit ka shkuar në skaj të xhamisë apo transmetohet edhe se ka dalur prej xhamije ka shkuar në shtëpi apo ka folur me njerëzit pastaj kur është kthyer ka ardhur një sahabi që i kanë thënë Dhul Jedej, i ka thënë:

ja ResulAllah, a është shkurtuar namazi, pra mos ka ardhur Xhibrili të ka njoftuar se namazi i drekës apo ikindisë në vend se katër është bërë dy apo ke harruar? Pejgamberi i Allahut tha: As nuk është shkurtuar e as nuk kam harruar. Pastaj i shikoi sahabet e aty ishte Ebu Bekër Sidiku, Omer ibn Hattabi dhe tha: A ka ndodhur një gjë e tillë? Thanë: Po ja ResulAllah, i kemi falur dy rekate.

Ai u tha: Ngrituni .. i fali Pejgamberi i Allahut edhe dy, dha selam në anën e djathtë dhe bëri sexhden e harresës dhe në këtë formë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmirësoi namazin e tij. Pra një njeri nëse gabon diçka në namaz preferohet që në fund të namazit të bën sexhden e harresës, jo vetëm që preferohet, por ne i takojmë mendimit se obligohet ngase vendimi i sheriatit mbi sexhden e harresës ka dy mendime, disa kanë thënë vaxhib e disa të tjerë kanë thënë sunet.

Mendimi më i saktë është se sexhdeja e harresës është obligim, është vaxhib. Për këtë arsye nëse njeriu le mangu diçka në namaz apo shton, në fund të namazit të tij duhet që të bën sexhden e harresës. Parashtrohet pyetja, nëse njeriu është në namaz dhe ka lënë mangu apo ka tepruar diçka mirëpo në të njejtën kohë e ka harruar edhe sexhden e harresës, çka duhet të bëj?

Përgjigjeja e jonë është se ai në atë gjendje që është, përderisa ka abdes dhe nuk e ka prishur, duhet ta bëj sehvi sexhden aty ku është, të kthehet ka kibla, ti bëj dy sexhde dhe të jep selam dhe në këtë formë inshaAllah plotësohet dhe rregullohet namazi i tij.