Si do të mbrohesh para Allahut

TEMA TË NDRYSHME

Doli dijetari El-Iz ibn Abduselam dhe shkoi drejt kalasë ditën e festës, dhe
pa ushtarët të rreshtuar përpara sulltan Nexhmudinit, i cili ishte veshur me rrobe të bukura dhe që të gjithë po i bënin nderimet e rastit.
Në atë moment bërtiti dijetari me zë të lartë dhe tha: O Nexhmudin, si do t’i përgjigjesh Allahut kur të thotë: Unë të dhashë mbretërinë e Egjiptit, kurse t’i shet alkool?!

Sulltani pyeti: A ka ndodhur kjo?!

Dijetari u përgjigj se në filan vend shitet alkool dhe harame të tjera.

Sulltani thotë: Kjo nuk ka ndodhur në kohën time, por në kohën e babait tim.

Dijetari i thotë: Edhe ti je prej atyre që thonë: “Ne kemi gjetur baballarët tanë në këtë gjë”, dhe në atë moment sulltani urdhëroi që të mbyllen menjëherë.

Dhe kur ky dijetar u kthye për në shkollë, i tha një prej nxënësve: Përse e bëre këtë? Ti mund ta këshilloje edhe fshehurazi.

U përgjigj: O biri im, unë e pashë në atë gjendje madhështie dhe doja ta poshtëroja, që egoja e tij të mos ta lëndonte atë.

Nxënësi i thotë: A nuk pate frikë?

Dijetari i përgjigjet: Kur i fola atij përfytyrova Madhështinë e Allahut dhe sulltani u bë në sytë e mi sa një maçok.