Si është çështja e jonamazlive në të gjithë Medhhebet?

LAJME

Si është çështja e jonamazlive në të gjithë Medhhebet?

Te gjithë medh’hebet s’ka pa namaz, të shkosh në Xhenet, mirëpo Imam Ahmed ibn Hambeli thotë: Ai që se fal namazin mbytet si jomusliman, ndërsa Imam Malik, Imam Shafiu dhe Ebu Hanife thonë mbytet si musliman, do të thotë, mbytet dhe ia falim xhenazen, për shkak se e ka pranuar farzin e namazit.

Mendimi më i saktë është i Imam Ahmed ibn Hanbelit për shkak se ky është mendimi i sahabeve. Shekik ibn Abdullah el-Ukajli transmeton dhe thotë sahabet nuk e kanë parë që një vepër me përtaci të largon nga imani përveç namazit.

Sahabet nuk e kanë parë që me përtaci, e jo me mohim, ngase ta mohosh edhe Ramazanin del prej imani, ta mohosh haxhin del prej imani, ta mohosh zekatin del prej imani, prandaj trasnmeton ky tabiin nga sahabet dhe tregon se lënia e namazit me përtaci të largon nga islami.

Allahu na ruajtë!

– marrë nga videot e hoxhë Sadullah Bajramit