Si është gjykimi i islamit ndaj personit që nuk mund të zbatoj urdhrat e Allahut në rast frike?

LAJME

Si është gjykimi i islamit ndaj personit që nuk mund të zbatoj urdhrat e Allahut në rast frike?

Pra ky pyet dhe thotë a arsyetohet njeriu në rastin e frikës nëse bën lëshime në zbatimin dhe praktikimin e disa urdhërave të Allahut azze ue xhel. Normal se pasi që është pyetja e përgjithshme, dhe nuk kemi mundësi të japim përgjigje definitive ngase nuk e dimë formën e frikës dhe për cilët dispozita bisedohet, megjithatë frika ka ndikim dhe ka lehtësim gjithashtu në zbatimin e disa normave të sheriatit ngase siç na ka ardhur në Kur’an që Allahu azze ue xhel na i rrëfen dhe na tregon për një ngjarje për një sahabi i quajtur Amar ibn Jasir, të cilit iu imponua dhe për shkak të frikës e shqiptoi një fjalë që është e ndaluar në Islam.

Erdh Amar ibn Jasir tek Pejgamebri sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: Ja RasulAllah, jam shkatërruar. Dhe e pyeti Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përse? – I tha mushrikët më kanë imponuar që të them një fjalë ofenduese ndaj teje.

Tha Pejgamebri sal-lAllahu alejhi ue sel-lem si po e gjen zemrën tënde? – Tha, ja RasulAllah, plot iman. Tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nëse ta përsërisin, përsërite. Dhe për këtë rast Allahu azze ue xhel i ka zbritur disa ajete në Kur’an, një ndër ajetet e flet që Allahu azze ue xhel tregon dhe thotë:

Ai i cili bën kufër pas besimit të tij, përjashtohet ai i cili për shkak frikës, për shkak imponimit e ka bërë një vepër, e ka thënë një fjalë ndërsa zemrën e atij e ka përplot me iman.

Pra përjashtohet në këtë rast nga ndëshkimi, nga norma e dinit të Allahut azze ue xhel ai i cili i imponohet apo kërcënohet me një ndëshkim të rëndë. Pra duhet të dijmë llojin e frikës, duhet të dimë llojin e ndëshkimit, duhet të dimë llojin e veprës, që të japim përgjigje definitive.

Gjithashtu kur ka frikë njeriu të qëndron në këmbë gjatë namazit, i lehtësohet që të ulet. Ka frike që të përdorur ujin, i lehtësohet që të përdorur tejemumin, ka frikë të agjëron në udhëtim apo në gjendje të sëmurë, i është lehtësuar që të han në muajin e shenjtë të Ramazanit, pra, frika ka ndikim në ndryshimin e rregullave të dinit të Allahut azze ue xhel, mirëpo me përgjigje definitive mund të përgjigjemi vetëm nëse e dimë gjendjen e frikës dhe në rast se e dimë gjithashtu se për çfarë norma bëhet fjalë.

Allahu më mirë e di.