Si ka qenë akideja e mushrikëve (idhujtarëve) para islamit?

AKIDE

Si ka qenë akideja e mushrikëve (idhujtarëve) para islamit? Mushrikët para islamit u janë lutur evliave (njerëzve të mirë) për t’iu afruar Allahut e për të kërkuar ndërmjetësim mes tyre dhe Allahut. Allahu thotë:
“Nëse ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut.” (Ez-Zumer, 3)
“Ata adhuronin idhujt duke thënë: “Këta janë ndër
mjetësit tanë tek Allahu.” (Junus, 18)

14) Cilat janë llojet e frikës?

Frika ndahet në dy lloje; frikë natyrore dhe frikë për shkak të besimit.

a) Frika për shkak të besimit është frika nga diçka për të cilën personi mendon se mund ta dëmtojë ose ndëshkojë duke pasur mundësi përtej caqeve të njeriut. Kjo frikë në qoftë se ekziston ndaj dikujt apo diçkaje tjetër përveç Alla hut është shirk i madh.

Allahu thotë:

“…ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomëni Mua, nëse jeni besimtarë.” (Ali Imran, 175)

“A nuk është Allahu që i mjafton robit të Vet (Muha medit). E ata të frikësojnë ty me të tjerë veç Tij.” (EzZumer, 36)

b) Frika natyrore është frika të cilën e ndjen njeriu prej krijesave të gjalla të cilat mund t’i bëjnë keq atij, p.sh. frika ndaj kafshëve të egra, frika ndaj një njeriut më të fuqishëm
që kërkon të të dëmtojë. Kjo vepër nuk përbën shirk. Allahu thotë në Kuran:

“E Musai ndjeu në vetvete njëfarë frike.” (Ta Ha, 67)
“Madje unë kam faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin.” (Esh-Shuara, 14)