Si kompenzohet një ditë e Ramazanit, nëse prishet pa arsye?

LAJME

Si kompenzohet një ditë e Ramazanit, nëse prishet pa arsye?

Ka thënë Abdullah ibn Mesudi se që t’i arrish sevapet e asaj dite të Ramazanit që e ke ngrënë pa arsye, edhe po të agjërosh tërë jetën nuk do t’ia arrish. Si kompenzohen? Dikush nuk ka agjëruar 40 vjet, është plakur, i ka rënë pishman, tani i ka ardhur argumenti, Allahu ia ka zgjeruar gjoksin, e ne i themi që ta lajë borxhin. Si ta laj borxhin? Ne jemi të mendimit se 1 ditë me 1 ditë, 40 vite, 40 Ramazana nga 30 ditë bëjnë 1200 ditë.

Pra vëlla i dashur, ti nëse ia obligon për çdo ditë 61 ditë, herë 1200 ditë, sa ditë duhet të agjërosh? Duhet të jetosh edhe 150 vite, në mënyrë që ta lash borxhin. Pastaj, ejani dhe më tregoni vetëm 1 argument, silleni vetëm 1 hadith, se ai që e ka prishur agjërimin pa arsye, duhet të agjëroj 61 ditë, po e kemi argumentin për atë që e prish agjërimin qëllimisht në kontakt me bashkëshorten e tij, gjatë ditës së Ramazanit.

Po, edhe ne e themi këtë dhe na ka treguar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për këtë. Mirëpo, ai që e prish agjërimin, jo me kontakt me bashkëshorten por me ushqim dhe pirje. Epo mirë, a ka mundësi që të vdes Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e mos të na tregon për këtë? Dikush mund të thotë, “e krahësojmë me atë që e ka prishur me kontakt me gruan, ky është mendimi i atyre që thonë “e krahasojmë me atë” .. Mirë vëlla, të të pyes unë ty diçka .. Ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ai i cili vjedh qëllimisht, i fut gishtat në gojë, e prish agjërimin. Sa me sa duhet të agjëron ky? 1 me 61 apo 1 me 1? E nëse thua 1 me 1, dhe e di se do thuash kështu, e ky, a me arsye e ka prishur apo pa arsye? A qëllimisht apo jo qëllimisht?

Atëherë pasi ky e ka prishur qëllimisht, edhe ky duhet 1 me 61 nëse e krahasojmë me të parën. Pra vëllezër të ndershëm, 1 me 1 .. e dikush thotë “lehtë, pastaj njerëzit e prishin kollaj” .. Tamam, e prishin dhe shkojnë në Xhehenem. Ne nuk jemi dërguar sikur avokat, ne nuk mund të ia rëndojmë dikujt më shumë se që ua ka rënduar Allahu. Për atë, kanë qenë disa dijetarë në Spanjë, dhe është dashur që të kryejnë një shpagim, është dashur të ushqejnë 60 të varfër.

Ata ia kanë ndërruar mbretit fetvanë dhe i kanë thënë që të agjërojë 60 ditë. Pse 60? Po kanë thënë, ky ka para dhe lirohet kollaj. E kanë kundërshtuar të gjithë dijetarët për shkak se Allahu ka krijuar rend, duhet të ecësh sipas rendit, nëse ka ai që për çdo ditë t’i liron nga 60 robër, le t’i liron, ama thotë nëse i themi ne kështu, ata kanë para, çdo ditë i lirojnë nga 60 robër, dhe vazhdojnë me gjynahe.

Le t’i lirojnë, le të lirohet edhe e gjithë bota, s’ka problem, e pastaj nuk gjejnë kë të lirojnë, e pastaj i ushqejnë të varfërit, nuk do mund të gjejnë të varfër, e pastaj agjërojnë. Ama, Allahu nuk të ka thënë ty që t’ua rëndosh, më shumë se Allahu ua ka rënduar. Pra vëllezër të ndershëm, Allahu ua faltë .. ka lënë vend dhe i ka hapur dyertë edhe për ata që i biejnë pishman. 50 vite s’ke agjëruar, bujrum, Allahu t’i ka hapur dyertë edhe të e kompenzosh e ke kollaj.

Pra, vëllezër të ndershëm, 1 me 61 nuk ka argument, nuk ka hadith, asnjë hadith nuk është, po të ishte gjysëm hadithi do t’u thoja, po iu jap atyre 1000 shekuj të më sjellin një hadith të tillë të vërtetë, që ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se kush e prish agjërimin qëllimsht, duhet të agjëron 61 ditë.

Nuk ka hadith, për këtë arsye, pasi s’ka hadith, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka treguar se çfarë është agjërimi, çfarë e prish, na ka treguar se çfarë e rregullon, na ka treguar se si ta kompenzojmë, na ka treguar formën e pendimit, a është e mundur që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të vdes, e këtë punë mos të na e tregon? – Nuk është e mundur, për shkak se Allahu azze ue xhel ka thënë:

“Sot ua plotësova dinin tuaj dhe i plotësova dhuntitë e Mia ndaj jush dhe ua zgjodha islamin fe të juaj..” – pra Allahu e ka plotësuar dinin e Allahut dhe thotë Imam Malik se kush thotë se feja nuk është plotësuar, ka rënë në kufër, pasi e ka mohuar ajetin ku thotë Allahu se e ka plotësuar.

Ndërsa, kush thotë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka tradhëtuar dhe thotë nuk e ka përcjellur gjithë atë që Allahu e ka njoftuar, edhe ky është në rrezik të besimit të tij, për shkak se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem çdo send na ka njoftuar, e s’ka fshehur asgjë, Lusim Allahun azze ue xhel që Allahu të jetë i kënaqur me neve, dhe gabimet që i kemi bërë në të shprehur, Allahu të na i fal.