Si kuptohet hadithi i cili flet për Gurabat (të huajtë)?

PYETJE PERGJIGJE

Hadithi i cili flet për Gurabat-të huajt (Islami ka filluar i vetmuar dhe do të kthehet si i vetmuar sikurse ka qenë) a nënkuptohet ky hadith, që vetëm njëherë do të ndodh kjo, domethënë që do të ketë të huaj në mesin e njerëzve apo do të ndodh më shumë se njëherë dhe nëse ka mundësi të na tregoni a ka në historinë islame që ka pasur guraba?

S’ka dyshim se ky hadith i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmban në vete dy kuptime, pra, Islami ka filluar si i huaj, dhe Islami do të mbaroj si i huaj. Kuptimi i parë. Siç kanë thënë dijetarët e Islamit, se Islami kur ka ardhur fillimisht s’ka gjetur njeri që Allahun azze ue xhel e ka njehsuar, s’ka gjetur njeri me besim, i vetmi që ka qenë me besim ka qenë Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Do të përfundon Islami dhe në këtë gjendje. Siç thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në një hadith të vërtetë, se Islami do të dobësohet, siç dobësohen ngjyrat e këmishës duke u larë, dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Do të dobësohet Islami derisa njerëzit, pasuesit e Islamit, njerëzit të cilët e quajnë vetin musliman nuk do t’a dinë se çka është namazi, nuk do t’a dinë se çka është agjërimi, nuk do t’a dinë se çka është lëmosha, dhe nuk do t’a dinë se çka është haxhi.

Dhe tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, edhe Kur’ani kerimi do të ngritet nga ata për një natë. Pra Islami i huaj filloi dhe i huaj do të mbaroj. Dhe kjo është nga shenjat e vogla të Kiametit, që ne mendojmë se këto shenja do të ndodhin pasi do të shfaqet tymi, njëra nga shenjat e mëdha të Kiametit. Ky është kuptimi i parë, që Islami ka filluar si i huaj dhe do të maroj si i huaj. Dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Nuk bëhet Kiameti, përderisa ka njerëz të cilët e shqiptojnë shahadetin.

Dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Kiameti bëhet vetëm ato ditë kur nuk do të ketë në sipërfaqen e tokës njerëz që dinë ta thonë fjalën: Allah, Allah. Pra, Islami i huaj filloi dhe i huaj do të mbaroj dhe ky është kuptimi i parë i hadithit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ndërsa, kuptimi i dytë është myzhde dhe përgëzim për ata që kapen me Islam në kohën kur pasuesit e Islamit janë larg islamit të tyre, larg fesë së tyre.

Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Islami filloi i huaj, islami filloi i vetmuar, dhe do të rikthehet i vetmuar, pra në këtë formë do të rikthehet islami. Pra, do të fillon nga një, dy, e kështu me radhë. Dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pasi që të pranishmit e pyetën, ja ResulAllah, kush janë të huajtë, çfarë cilësi kanë të huajtë? Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Ata që përmirësojnë, në kohën kur njerëzit janë prishur, përmirësojnë në kohën kur njerëzit i tejkalojnë kufijtë e Allahut azze ue xhel, apo një transmetim, ku thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Njerëzit e mirë pak, në mesin e njerëzve të mirë shumë.

Dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Lumturi, mirësi, xhenet për ata të cilët janë të vetmuar. Pra, islami filloi me Pejgamberin e Allahut, iu bashkangjit Ebu Bekër Sidiku, iu bashkangjit Aliu, iu bashkangjit Aliu, iu bashkangjit Hatixhja dhe kështu me radhë, pra, islami do të kthehet në këtë formë kur njerëzit do t’i bashkangjiten një nga një derisa do të ngadhënjejë islami, dhe do të realizohet premtimi i Allahut azze ue xhel, që Allahu ka thënë: Është Allahu që e dërgoi Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me këtë fe, që feja e tij të ngadhënjejë mbi çdo fe që paraqitet pranë fesë së Allahut azze ue xhel dhe do ta realizon Allahu premtimin e Tij, do ta plotëson sundimin e islamit në tërë botën edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.

Pra, ky është islami dhe ky është kuptimi i hadithit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pra, islami ka mundësi që vetëm njëherë të ngel i huaj me kuptimin e parë, me kuptimin e dytë do të përsëritet më shumë se njëherë siç është përsëritur. Pra nëse themi, se islami ka filluar si i vetmuar dhe do të mbaron i vetmuar, do të mbaroj Islami vetëm para ditës së Kijametit, ndërsa nëse e kemi për qëllim se islami do të rikthehet si i vetmuar, do të përsëritet më shumë se njëherë, dhe të vetmuarit kanë jetuar thuajse çdo periudhë, Allahu e di më së miri.

– përgjigjeja është marrë nga videot e hoxhës Sadullah Bajrami