Si mundem të falenderoj Zotin, nëse më plotëson një dëshirë apo lutje?

LAJME

Si mundem të falenderoj Zotin, nëse më plotëson një dëshirë apo lutje, pra në çfarë forme kemi mundësi ta falenderojmë Allahun azze ue xhel? S’ka dyshim se njeriu nuk duhet të pret që Allahu azze ue xhel t’ia plotëson një dëshirë apo t’ia dhuron një mirësi e pastaj ai ta falënderon Allahun, ngase këtë vepër nuk e bëjnë vetëm ata që besimin e kanë të dobët, ngase Allahu na përmend në Kur’an begatitë dhe mirësitë që na ka dhënë,

për atë njeriu duhet ta faleminderon Allahun, para se Allahu ta gëzon apo begaton me diçka, ngase begatitë e Allahut janë të panumërta, thotë Allahu në Kur’an: Nëse përpiqeni t’i numëroni begatitë e Allahut, s’keni mundësi t’i dilni në fund.

Megjithatë çfarë forma dhe mënyra faleminderohet Allahu? Format dhe mënyrat për t’u faleminderuar Allahu janë të shumta, faleminderohet Allahu me gjuhë, kur gjuhët i kemi gjithnjë të lagura në të përmendurit e Allahut.

Faleminderohet Allahu edhe me vepra, ngase Allahu ka porositur Beni Israilët, dhe ju ka thënë: O familja e Daudit veproni në shenjë faleminderimi, pra Allahu s’ka thënë flisni por ka thënë veproni .. pra, ai i cili e faleminderon Allahun me vepër normal se e ka faleminderuar Allahun në atë formë siç ka dashur Allahu. Forma më e përkryer, më e mirë, e faleminderimit të Allahut është ruajtja nga haramet dhe ndalesat dhe zbatimi i urdhërave të Allahut.

Kjo është forma më e përkryer, më e mirë, më e dashur te Allahu, të faleminderohet Allahu. .. Cili është njeriu më faleminderues? Pra ai i cili ruhet prej harameve dhe ai i cili i kryen obligimet e Allahut.

Një hadith që e transmeton Ebu Hurejra, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, cili nga ju ngritet dhe më jep besën që vepron me 6 porosi dhe ua mëson të tjerëve, cili do të ngritet? – Ebu Hurejra ishte i kujdesshem dhe tha: Unë ja RasulAllah .. çka i tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ..

Njëra ndër 6 porositë, i tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Ruaju harameve do të jesh adhurues më i miri i Allahut azze ue xhel. Faleminderuesi më i mirë i Allahut është ai i cili frenon epshin dhe veten e tij dhe ruhet nga ndalesat e Allahut dhe i zbaton urdhërat e Allahut ..

Tërë ditën nëse themi se e faleminderojmë dhe jemi mirënjohës ndaj Allahut, nuk i bëjmë Allahut namaz atëherë nuk e kemi faleminderuar Allahun. Gjithnjë nëse faleminderojmë Allahun me gjuhë, megjithatë gjindemi me trup në harame, në ndalesa, e kemi injoruar Allahun azze ue xhel, në këtë rast nuk e kemi faleminderuar Allahun .. Si ta faleminderojmë Allahun azze ue xhel për dhuntinë dhe mirësitë që të ka dhënë?

Ndale veten tënde nga harami, zbatoji urdhërat e Allahut, je faleminderues më i miri, Allahu e di më së miri!