Si ndërlidhet ky ajet me këtë hadith – Ajeti dhe hadithi për çështje martese dhe sjellje ..

TEMA TË NDRYSHME

Si ndërlidhet ky ajet me këtë hadith – Ajeti dhe hadithi për çështje martese dhe sjellje ..

Ajeti, në të cilin Allahu azze ue xhel porosit që ne t’i pëlqejmë, apo të bëjmë durim ndaj të metave që gjinden nga pala e dytë, nga gratë, është për qëllim se Allahu azze ue xhel na e bën me dije se, nuk ka njeri pa të meta.

Ndoshta ka mundësi që ta urresh diçka, e nga ajo e keqe do të ketë shumë të mira. Pra ka mundësi që një moral apo sjellje ta ketë jo të hijshme, megjithatë, nuk duhet që të jetë ai rast që njeriu ta shkurorëzon bashkëshorten e tij por të bëj durim, ngase nëse ka devotshmëri dhe frikë të Allahut, do të jep shumë të mira pas asaj.

Ndërsa hadithi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ku thotë: Martohuni me ato që i pëlqeni dhe që lindin shumë, është hadith i përgjithshëm. Pra, nuk ka mundësi që njeriu të martohet me dikë që nuk e pëlqen. E veçanërisht, ky hadith na porosit që të zgjedhim gruan, e pastaj tjetri hadith që të vie të na ndihmon në çfarë forme ta zgjedhim.

Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem .. Se zakonisht njerëzit e kërkojnë bashkëshorten e tyre apo kërkojnë të fejohen apo martohen me ato gra që i kanë këto cilësi. E para nga ato: Bukuria, e dyta nga ato: farefisnia (prejardhja), e treta nga ato: pasuria, dhe e katërta: feja e Allahut. Në rast se jeni të hutuar, dhe nuk dini se si ta zgjedhni Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ndihmon dhe na thotë: Nuk ka problem që gruaja të zgjedhet për këta 4 cilësi, megjithatë, kushtojini rëndësi .. Fesë!

Ai i cili e zgjedh gruan e tij për shkak të fesë, nuk do të jetë i dëshpëruar asnjëherë.

Për këtë arsye hadithi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ku thotë: Martohuni me ato që ju pëlqejnë .. është për qëllim që ju pëlqejnë në din. Ndërsa, ajeti ku Allahu azze ue xhel, porosit që ”nëse nuk ju pëlqen diçka” është për qëllim në sjellje dhe në të meta. Ajeti me hadithin nuk kundërshtohen, por secila e spjegon dhe e shtjellon tjetrën..