Si qëndron puna në ditën e gjyk imit me hafizin i cili ka harruar diçka nga Kur’ani?

LAJME

Më intereson të di, Allahu thotë në Kur’an në suren Nazi’at: Atë ditë njeriu do të kujtojë çdo send që e ka punuar. Nëse njeriu në ditën e Gjykimit kujton çdo send që ka vepruar atëherë si do të jetë puna me hafizin e Kur’anit që i ka ikur diçka nga Kur’ani, a do të kujton në ditën e Gjykimit atë që e ka harruar, ngase siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

Në ditën e Gjykimit do t’i thuhet atij i cili e lexon Kur’anin, lexo dhe ngritu. Lexo ashtu siç ke lexuar në dynja se me të vërtetë vendi yt është në ajetin e fundit që të lexosh. Dhe pyetja e dytë, hadithin që e transmeton Enes ibn Malik nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që ka thënë: M’u paraqitën shpërblimet e ummetit tim, ku në të gjeta dhe një fije kashte që njeriu ka larguar nga xhamija.

Gjithashtu m’u paraqitën edhe gjynahet e ummetit tim. Nuk pash mëkat më të madh se harresa e një sureje apo një ajetit të Kur’anit. A keni mundësi të na sqaroni rreth këtij hadithi?

Pra pyetja e parë është, pra pyet pyetësi dhe thotë se Allahu azze ue xhel në Kuran, na ka bërë me dije dhe ka thënë: Në ditën e Gjykimit njeriut do t’i rikujtohet çdo send që ka vepruar, pra a ka mundësi dhe të i kujtohet edhe Kur’ani që e ka mësuar dhe e ka harruar.

Pra pyetësi lakmon që në ditën e Gjykimit njeriut t’i rikthehet memorja dhe të i kujtohet çdo send që e ka harruar nga Kurani, ngase është një myzhde e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili thotë se në ditën e Gjykimit do t’i thuhet, pra, meleket do t’i thonë njeriut: Lexo në atë formë dhe mënyrë, rrjedhshëm si e ke lexuar Kur’anin në dynja, dhe ngritu lartë në Xhenetin e Allahut, për çdo ajet që e lexon nga një shkallë në Xhenet.

Ku perfundon? Përfundon pozita yte në Xhenet kur ta lexosh ajetin e fundit. Pra Allahu azze ue xhel ka thënë se i kujtohet çdo send që ka vepruar. A do të thotë se do t’i kujtohet edhe hifzi i ajeteve që i ka mësuar në këtë dynja? Përgjigjeja është në Kur’an ku Allahu thotë në surën Fexhr: Kur të paraqitet Xhehenemi në ditën e Gjykimit i kujtohet çdo send, mirëpo atë ditë përkujtimi nuk i sjell dobi.

Edhe pse komentet e këtyre 2 ajeteve, dijetarët thonë se i rikthehet, i kujtohet çdo mëkat që ka bërë në këtë dynja, ngase në Ditën e Gjykimit njeriu del para Allahut azze ue xhel dhe ka nevojë për një grimcë të mire pra i kujtohen gjithashtu mëkatet dhe të mirat për shkak se njeriu ka nevojë për çdo të mirë qoftë e vogël apo e madhe, e nuk do të thotë se i kujtohet harresa e Kuranit, përndryshe të gjithë hafizat do të jenë me një shkallë, atëherë nuk do të ketë hikmet dhe nuk është drejtësi që një hafiz i cili vazhdimisht e ka ruajtur hifzin e tij, e ka lexuar Kur’anin natën dhe ditën, të jetë i barabartë me atë që njëherë në jetën e tij e ka lexuar dhe mësuar dhe e ka mbyllur dhe e ka harruar.

Por, ky hadith na tregon dhe thotë se njeriut per t’i sjellë dobi Kur’ani, duhet ai mos ta harron, ngase ditën e Gjykimit do t’i thuhet lexo dhe leximi nuk do të jetë nga Kur’ani hapur por do të jetë leximi permendësh.

Cili hifz i Kur’anit të sjell dobi? Hifzi i cili e ke mësuar dhe ke vepruar me të, ngase kemi një hadith të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që e ka nxjerrur imam Buhariu, që thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem .. një ëndërr të gjatë që e ka parë, një ndër to e ka parë një njeri që ia thejnë kokën në varr, ia thejnë kokën derisa trutë i dalin jashtë.

Pastaj pyet Pejgamberi i Allahut dhe thotë: Kush është ky njeri? Melekët do t’i thonë: Ai i cili e ka mësuar Kur’anin dhe e ka braktisur, e ka lënë dhe nuk ka vepruar me të. Gjithashtu për të të sjell dobi Kur’ani në ditën e Gjykimit është që Kur’ani të mësohet për Allah, mos të mësohet për të arritur diçka nga kjo dynja ngase thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Më të ultë, munafikat më të mëdhenjë te Allahu janë ata që e mësuan Kur’anin mirëpo nuk e mësuan për Allahun azze ue xhel.

Për këtë arsye ky ajet ka të bëj për veprat të cilat i ka vepruar dhe nuk ka të bëj për hifzin që e ka mësuar, ndërsa hadithin që e përmend pyetësi dhe thotë se Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu kanë paraqitur veprat e umetit të tij dhe veprën të mirë më të ulët, më të lehtë e ka gjetur dhe një kashtë që e ka nxjerrur njeriu nga xhamija ndërsa gjithashtu ju kanë paraqitur edhe mëkatet e umetit të tij, e mëkatin më të më madh e ka gjetur se njeriu i cili e ka mësuar një sure apo ajet e ka harruar, edhe pse braktisja e Kur’anit, harresa është dëm, është mëkat, megjithatë ky hadith nuk është i vërtetë por është prej haditheve të dobëta, përderisa kemi hadithe të vërteta, nuk vlen që ne të bazohemi apo argumentohemi me hadithe të dobëta.