Si ta largosh mosbindjen ndaj Allahut

TEMA TË NDRYSHME

Një burrë erdhi tek Ibrahim ibn Ed-hemi dhe i tha: O Ebu Is-hak, nuk jam në gjendje të kontrolloj veten. Të lutem, më jep diçka për të më ndihmuar. “Nëse pranon pesë kushte,- tha Ibrahimi, dhe je në gjendje t’i zbatosh, atëherë mosbindja jote nuk do të të shkaktojë ndonjë problem.

M’i trego se cilat janë ato, o Ebu Is-hak!- tha burri.

– E para është që kur do që mos t’i bindesh Allahut, mos ha asgjë nga rizku i Tij!

E si do të gjej diçka për të ngrënë? Çdo gjë në tokë është prej Tij! Atëherë, a është e drejtë të hash rizkun e Tij dhe mos t’i bindesh?- u përgjigj Ibrahimi.

Jo, nuk është! Cili është kushti i dytë?

Kur do që mos t’i bindesh Atij, ik nga toka e Tij!

Kjo është edhe më e vështirë!- bërtiti burri. Po ku do të banoj unë?

A është e drejtë që të hash nga rizku i Tij, të jetosh në tokën e Tij dhe pastaj mos t’i bindesh?- pyeti Ibrahimi.

Jo, nuk është! Cili është kushti i tretë?

Kur do që mos t’i bindesh Atij, megjithëse ha nga rizku i Tij dhe jeton në tokën e Tij, atëherë gjej një vend ku Ai nuk të sheh dhe mos ju bind Atij atje!

Çfarë do të thuash, o Ibrahim? Ai di çdo gjë që ndodh edhe në vendet më të fshehura!

A është e drejtë që mos t’i bindesh Atij, kur ha rizkun e Tij, jeton në tok ën e Tij dhe e di se Ai mund të shohë çdo gjë që vepron?

Sigurisht që jo!- u përgjigj burri. Më trego, cili është kushti i katërt?

Kur meleku i vdekjes të vijë për të të marrë shpirtin, thuaji: Më jep ca kohë që të mund të pendohem dhe të veproj me drejtësi ndaj Allahut!

Por ai nuk do të më dëgjojë!

Atëherë si mund të shpresosh të shpëtosh?

Kur nuk mund t’i shmangesh vdekjes për aq kohë sa të mund të pendo hesh dhe e di mirë që kur vjen ajo, nuk mund t’i shmangesh, atëherë si mund të shpresosh të shpëtosh?

Cili është i pesti?

Kur melekët e xhehenemit të vijnë për të të çuar në zjarr, mos shko me ta!

Ata do të më çojnë atje, dua apo nuk dua unë!- bërtiti burri. Atëherë si mund të shpresosh të shpëtosh?

Cili është i pesti?

Kur melekët e xhehenemit të vijnë për të të çuar në zjarr, mos shko me ta!

Ata do të më çojnë atje, dua apo nuk dua unë!- bërtiti burri.

Atëherë si mund të shpresosh të shpëtosh?

Mjaft, mjaft, o Ibrahim! Unë i kërkoj falje Allahut dhe kthehem tek Ai!