“Thuaj, binduni Allahut dhe të dërguarit”

TEMA TË NDRYSHME

“Thuaj, binduni Allahut dhe të dërguarit”.

“Ai që i bindet të Dërguarit, ai i është bindur Allahut”

Hadithe për bindjen

• “Lumturia më e madhe për një njeri, është jeta e gjatë e kaluar me bindje
ndaj Allahut”

• Allahu i thotë Davudit, a.s.: “Nëse robi Im më bindet Mua, Unë do t’ia
plotësoj dëshirën para se të ma kërkojë, do t’i përgjigjem para se të më lutet,
dhe do ta fal para se të më kërkojë falje”.

Thënie të zgjedhura rreth bindjes

Njeriu më i zgjuar është ai që mëson se cila është bindja ndaj Allahut, e praktikon atë dhe ja mëson edhe të tjerëve.

Musai, a.s.: Unë rrjedh prej asaj familje që nuk e shet asnjë punë të mirë të ahiretit, edhe sikur të na e shtrosh tokën me flori.

Isai, a.s.: Ju as dynjanë nuk e doni, as ahiretin nuk e doni. Hauarijunët u çuditën. Isai tha: Sikur ta donit dynjanë, duhet t’i bindeni Allahut tuaj, se në dorë të Tij janë depot e dynjasë dhe sikur ta donit ahiretin, duhet t’i bindeni Allahut, se në dorë të Allahut është edhe ahireti.