VEPRIMI ME KURAN DHE SUNNET

AKIDE

1) Pse e ka zbritur Allahu Kuranin?

Allahu e zbriti Kuranin për të na udhëzuar me të. Allahu thotë: “Pasoni atë që u është zbritur nga Zoti juaj.” (El-Araf )
Muhamedi alejhi selam thotë: “Lexoni Kuranin dhe vepro ni sipas tij…” (Transmeton Ahmedi. Hadithi është i vërtetë)

2) Çfarë i sqaron Kurani njeriut?
Kurani i sqaron njeriut njohjen e Krijuesit, i Vetmi i Cili meriton të adhurohet dhe urdhëron largimin nga idhujtaria. Allahu e urdhëron Pejgamberin alejhi selam të thotë:
“Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok.” (Xhin, 20)