Vlerat e mësimdhënies

LAJME

Vlerat e mësimdhënies Sehl ibn Sa’d, r.a., transmeton se i Dërguari, a.s., ka thënë: “Që të udhëzojë Allahu prej teje një njeri të vetëm, është më e mirë për ty se begatitë më të mëdha tëkësaj bote.”

Ibn Abasi, r.a., ka thënë: “Për atë që i mëson mirësinë njerëzve, kërkojnëfalje çdo kafshë (gjallesë) madje edhe peshqit në det.”

Lind pyetja: Për ç’qëllim kërkon falje peshku për dijetarin e mësuesin?

Përgjigja: Dobia e dijetarit dhe e mësuesit përfshin çdo gjë, deri edhe pesh-kun; dijetarët nëpërmjet dijes, bënë të njohur se çfarë është hallall dhe çfarë është haram, dhe këshilluan për sjellje të mirë me të gjithë gjallesat deri edhe me kafshën e therur (kurbanin) dhe me peshkun. Allahu i Madhëruar inspiroi të gjithë gjallesat që të kërkojnë falje për to sishpërblim për punën e tyre të mirë.

Ebi Musa, r.a., transmeton se i Dërguari, a.s., ka thënë: “Shembulli i udhëzimit dhe dijes me të cilën Allahu më dërgoi mua, është si ai i një shiu që bie mbi njëtokë. Një pjesë e saj ishte tokë pjellore, e thithi ujin dhe mbi të mbiu shumë bar. Njëpjesë tjetër ishte e thatë dhe e keqe dhe e mblodhi ujin, prej të cilit Allahu i mundësoinjerëzit të përfitonin, të pinë dhe ujitin të mbjellat me të. Dhe pjesa e tretë ishte e çarë (e plasaritur) nuk e mblidhte ujin dhe nuk mbinte bari. Ky është shembulli iatij që mëson fenë e Allahut dhe Allahu e bën të dobishëm me shpalljen që më dërgoimua, mësoi dhe ua mësoi të tjerëve dhe shembulli i atij që nuk ka ngritur kokën metë dhe se ka pranuar udhëzimin e Allahut me të cilin jam dërguar.”

Pra shiko këtë hadith, Allahu të mëshiroftë, se sa i goditur dhe i përshtatshëm është për njerëzit. Dijetarët janë si toka që thithi ujin dhe në të mbiu bari,pasi ata mësuan, kuptuan dhe ia mësuan të tjerëve. Ndërsa transmetuesit nga dijetarët e hadithit të cilëve Allahu nuk ua ka bërë risk të kuptojnë, janë si tokate thata që mbledhin ujin dhe përfitojnë të tjerët prej asaj që kanë mbledhur ato.Ndërsa ata që dëgjuan dhe nuk kanë mësuar e nuk kanë mbajtur mend përme-ndësh janë njerëzit e rëndomtë dhe injorantët.Transmetohet se i Dërguari, a.s., ka thënë:”Allahu nuk ja merr dijen njerëzve pasi ja dhuroi atyre, por ja heq me vdekjen edijetarëve, sa herë që vdes një dijetar, ikën me të edhe dija e tij, derisa të mbesin më të paditurit, dhe nëse i pyesin, përgjigjen pa dije duke humbur të tjerët dhe vetët etyre”.”Ai që ka mësuar një shkencë dhe e mban të fshehtë atë, Allahu do ta dënojë ditën e gjykimit me pinca prej zjarri”.